Vdekja e Flora Brovinës, djali i saj me fjalë prekëse: Largimi i saj lë një zbrazëti të madhe

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 15 shtator, Zhurnal.mk – Ka ndërruar jetë Flora Brovina, mjeke, poete, humaniste, aktiviste për të drejtat e njeriut, ish-e burgosur politike, veterane e luftës së UÇK-së, deputete dhe një nga nënshkrueset e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës.

Lajmin për vdekjen e saj e kanë konfirmuar edhe familjarë, ndërsa njoftimi është publikuar edhe nga djali i saj, Ylli Begu.

Në njoftimin e familjes thuhet se Brovina la pas një jetë të përkushtuar ndaj familjes, njerëzve dhe Kosovës.

“Si mjeke u shërbeu njerëzve me përkushtim e dhembshuri; si poete na la fjalën dhe shpirtin e saj; ndërsa me veprën, qëndresën dhe humanizmin e saj la gjurmë të pashlyeshme në historinë e Kosovës dhe të shqiptarisë”, thuhet në njoftim.

Familja e ka kujtuar Brovinën jo vetëm për kontributin e saj publik, por edhe për rolin e saj brenda familjes, si nënë, gjyshe dhe motër.

“Largimi i saj lë një zbrazëti të madhe në familjen tonë, por kujtimi, dashuria dhe vepra e saj do të mbeten përherë mes nesh”.

Familja ka bërë të ditur se për ceremoninë e varrimit dhe pritjen për ngushëllime do të njoftojë me kohë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër