Nagavci: Tërheqja e Sejdiut nga gara për president, për keqardhje

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 15 shtator, Zhurnal.mk – Deputetja e zgjedhur e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka komentuar tërheqjen e kandidaturës së profesor Bekim Sejdiut nga posti i presidentit, si dhe dërgimin e lëndëve të reja në Gjykatën Kushtetuese nga subjektet opozitare, raporton Ekonomia Online

Lidhur me tërheqjen e Sejdiut, Nagavci u shpreh se është me të vërtetë për keqardhje që personaliteteve të shquara po u pamundësohet kontributi për shkak të interesave partiake.

“Sa i përket çështjeve të tjera, si Lëvizje, në raport me tërheqjen e profesor Bekim Sejdiut prej postit, kemi pasur një deklaratë publike, një qëndrim. E dini është vërtet për të ardhur keq që personalitete të shquara, të cilat janë në gjendje të japin kontributin e tyre për vendin, t’ju pamundësohet një gjë e tillë përtej inateve kryesisht partiake apo të grupeve të ndryshme të interesit. Si Lëvizje, natyrisht se jemi tejet të interesuar që sa më parë të kemi edhe pozitën e presidentit me një president/presidente që do të kryejë këtë detyrë dhe natyrisht çfarë është në mandatin tonë do të vazhdojmë ta bëjmë”, tha Nagavci.

Duke u ndalur te çështja e lëndëve të dërguara në Gjykatën Kushtetuese, deputetja e LVV-së e kritikoi qasjen e subjekteve politike që po shkaktojnë vonesa, duke e cilësuar këtë si një përpjekje për të krijuar bllokada të reja.

“Besoj që kjo është një hap tjetër për të na dërguar prej një bllokade në një bllokadë. Është e qartë që Kuvendi do të duhet të konstituohej sa më parë që ishte e mundur, e po ashtu edhe votimi i qeverisë. Ndërkohë që kemi një qëndrim të një partie e cila, siç jemi dëshmitarë të gjithë, çdo ditë insiston se duhet të konstituohet Kuvendi, dhe në momentin kur kjo arrihet, e gjen të tillë një vegëz për të bllokuar edhe njëherë vendin. Nuk mendoj që kjo është në interes të vendit edhe kjo qasje është e gabuar”, tha tutje ajo.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër