G Bani rikthehet te përplasja mes Gjestit dhe Jozit: Më vjen turp që i dola kundër për shpullën

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

G Bani është rikthyer te një nga momentet e komentuara gjatë Big Brother VIP Albania 4, këtë herë duke reflektuar mbi qëndrimin që kishte mbajtur ndaj Jozit gjatë një incidenti të ndodhur në shtëpi.

Në një postim në InstaStory, ai ka publikuar sërish videon ku Gjesti i hedh në pishinë zinxhirin me kryq të Jozit.

Pas rishikimit të pamjeve, G Bani ka shprehur pendesë për mënyrën se si kishte reaguar në atë kohë dhe ka thënë se tashmë e sheh ndryshe situatën.

 G Bani

“Sa sulm i ulët kundër Jozit! Më vjen turp që i dola kundër Jozit për shpullën atëherë. Për Krishtin betohem që nuk e kisha shikuar këtë video. Si mund të thotë Neda që ke shkel këto kufij, kur Jozi kurrë nuk ka ofenduar fenë e askujt?! Më fal, Joz!”, shkruan ai.

Ndërkohë, Jozi aktualisht ndodhet në arrest shtëpiak në lidhje me çështjen e incidentit me Eduard Kuçin.

Reagimi i fundit i G Banit tregon se ai vijon të mbajë një qëndrim mbështetës ndaj Jozit, duke rishikuar publikisht edhe pozicionin që kishte mbajtur gjatë qëndrimit në BBVA.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër