Shkup, 15 shtator, Zhurnal.mk – Një konflikt i nisur në një qendër tregtare ka përfunduar me arrestimin e një 27-vjeçari nga Reçica e Madhe. Sipas policisë, 22-vjeçarja F.A. denoncoi se F.SH. fillimisht e kishte kërcënuar, ndërsa më vonë, para shtëpisë së tij, e sulmoi fizikisht atë, nënën e saj 50-vjeçare dhe axhën 48-vjeçar. Sipas denoncimit, sulmit iu bashkuan edhe nëna dhe tezja e të dyshuarit. Gjithashtu, ai dyshohet se ka dëmtuar automjetin dhe telefonin celular të të resë. Pas dokumentimit të rastit do të ngrihet kallëzim përkatës.
Sherr në Tetovë, 27-vjeçari kërcënon dhe sulmon të renë, nënën e saj dhe axhën, përfshihen edhe familjarët
14
Artikulli i mëparshëm
