Gjini pret në takim shefin e ri të EULEX-it

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 15 shtator, Zhurnal.mk – Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka pritur në takim shefin e ri të EULEX-it, Antero Lopes.

Gjini, së bashku me nënkryetarin e Aleancës, Burim Ramadani, ka diskutuar me Lopes për situatën e përgjithshme në Kosovë dhe avancimin e sistemit të drejtësisë në vend.

“E pashmangshme në këtë takim ishte edhe çështja e vendimit të nesërm për katër ish-krerët e UÇK-së”, ka shkruar Gjini.

Ai ka thënë se kanë shprehur bindjen e tyre për pafajësinë e ish-krerëve të UÇK-së, duke shtuar se beson që edhe verdikti i nesërm do të jetë në përputhje me këtë bindje.

“Shprehëm bindjen tonë të palëkundur për pafajësinë e tyre, duke besuar se edhe verdikti i nesërm do të jetë në përputhje me këtë bindje”, ka deklaruar Gjini.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër