Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria forcojnë bashkëpunimin për mbrojtjen e mjedisit

Nga Xh M
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 15 shtator Zhurnal.mk – Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, zhvilloi takim me ministrin e Mjedisit të Republikës së Shqipërisë, Sofjan Jaupaj, i cili po qëndron në Shkup me rastin e pjesëmarrjes në Takimin Ndërrajonal të kryenegociatorëve dhe përfaqësuesve të lartë përgjegjës për integrimin evropian.

Në takim u diskutua për mundësitë për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushën e mbrojtjes së mjedisit, me theks të veçantë në përgjegjësinë e përbashkët për ruajtjen e pasurisë natyrore dhe kulturore të rajonit.

Ministrat diskutuan gjithashtu për hapa dhe iniciativa konkrete për thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe rajonal, me qëllim sigurimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe përmirësimin e cilësisë së mjedisit.

Në prag të Takimit Ministror për Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, i cili do të mbahet këtë javë në Mal të Zi, Hoxha dhe Jaupaj konfirmuan angazhimin e tyre për realizimin e aktiviteteve të përbashkëta, në përputhje me vizionin e përbashkët për një rajon të qëndrueshëm dhe të integruar në Bashkimin Evropian.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër