Shkup, 15 shtator Zhurnal.mk – Vazhdon problemi me pagesën e TVSH-së, për qytetarët të cilët skanojnë kuponët fiskal. Përderisa disa qytetarë kanë marrë paratë nga TVSH-ja që muajin e kaluar, shumica e qytetarëve akoma nuk i kanë marrë mjetet prapa. Për këtë çështje nga Drejtoria për të Ardhura Publike nuk japin asnjë përgjigje. Qytetarët e anketuar nga Alsat madje thonë se çmimi prej 2 mijë denarësh për tre muaj është tepër i ulët.
“Në shtëpi po i skenojnë.00:09. 00:18 Djali im i di ato, i skenon disa herë. Jo asgjë, dobët, rënd në këtë situat nuk ka asgjë”, tha një qytetar.
“Ai i shikon ato se i vijnë në telefon paret çdo tre muaj.00:23. 00:28 Mvaret sipas të ardhurave të familjes që janë , nëse kanë pak normal se ndikon nëse ka të ardhura të mira, atëher nuk ndikon aq”, tha një qytetar tjetër.
“Po vajza i skenon.00:15. 00:37 Nuk di, nuk kam fjalë, nuk di çka të them”, u shpreh qytetari.
Masa për kthimin e TVSH-së është në funksion prej gati një dekadë, ndërsa çmimi maksimal për kthimin e TVSH-së arrin në 2100 denarë.
