Në datat 12 – 13 shtator u mbajt në Indi Takimi i 18-të i Liderëve të Vendeve BRICS. Kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping mori pjesë në sesionin e parë dhe të dytë. Në fjalimin e rastit, ai bëri thirrje që vendet BRICS të bëhen katër pionierë, duke paraqitur katër propozime të rëndësishme për fuqizimin e Jugut Global dhe pesë nisma për thellimin e bashkëpunimit BRICS.
Xi gjithashtu deklaroi se vitin tjetër Kina do të marrë kryesimin e BRICS dhe do të zhvillojë Takimin e 19-të të Liderëve të Vendeve BRICS. Vendet pjesëmarrëse në takim shprehën pritshmëri të ngrohtë për “Vitin Kinez”, gjatë së cilit bashkëpunimi BRICS do të lartësohet drejt një shkallë të re dhe të hapë situata të reja me veprime të reja.
Në 20 vitet e kaluara, fillimisht nga vetëm katër vende BRICS deri në “Familjen e Madhe BRICS” pas zgjerimit, mekanizmi ka ruajtur gjithmonë frymën e hapjes, përfshirjes dhe bashkëpunimit me përfitime të ndërsjella, duke u zhvilluar në platformën më ndikuese në botën e sotme për bashkëpunimin e tregjeve të reja dhe vendeve në zhvillim.
Kryetari Xi përmblodhi historinë e zhvillimit të BRICS me tre fjalë kyçe: “vetëmbështetje dhe vetëfuqizim”, “përballim i përbashkët i erës dhe stuhive” dhe “fryte të pasura”, duke vënë në dukje se bashkëpunim i BRICS-it të zgjeruar ka hyrë në një fazë të re me zhvillim cilësor.
“Të jemi pionierë në zhvillimin inovativ, në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, në shkëmbimet midis qytetërimeve, si dhe në reformimin dhe përmirësimin e qeverisjes globale” – këto “katër role pionieri”, të propozuara nga Xi Jinping, kanë përcaktuar sërish misionin historik dhe drejtimin e zhvillimit të BRICS.
Këto propozime kanë ngritur nivelin strategjik të bashkëpunimit të BRICS-it, kanë forcuar vendosmërinë dhe besimin e vendeve anëtare për t’u fuqizuar përmes unitetit dhe kanë qartësuar rolin udhëheqës që këto vende duhet të luajnë në zbatimin e katër nismave të mëdha globale.
Pesë nismat e propozuara nga Xi – nisma për Ai me burim të hapur dhe gjithëpërfshirëse, nisma për lehtësimin e tregtisë dhe investimeve, nisma për bashkëpunim në industrinë dixhitale, nisma për bashkëpunim në prodhimin inteligjent dhe nisma për zhvillimin e talenteve shkencore-teknologjike – hartojnë një rrugë të qartë dhe konkrete për të forcuar bashkëpunimin praktik për BRICS-in e zgjeruar dhe mbështesin fuqishëm solidaritetin dhe vetë-forcimin e Jugut Global.
Wang Lei, Drejtor i Qendrës për Studime të Bashkëpunimit BRICS në Universitetin Normal të Pekinit, vuri në dukje se këto nisma të reja nga Kina – të bazuara në praktikë dhe të nxitura nga inovacioni – do të sjellin një vrull të fortë në zhvillimin me cilësi të lartë në bashkëpunimin BRICS.
Bashkëpunimi BRICS po futet në Dekadën e Tretë të Artë”. Kina është e gatshme të bëhet pionier i kohës së bashku me anëtarët e tjerë të BRICS, për të hapur vazhdimisht horizonte të reja për zhvillimin cilësor të bashkëpunimit të zgjeruar të BRICS-it dhe për të kontribuar me fuqinë e BRICS-it në ndërtimin e një komuniteti me të ardhme të përbashkët për njerëzimin.
