Guvernatori i Uashingtonit: ICE është plotësisht jashtë kontrollit

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Uashington, 22 nëntor Zhurnal.mk – Guvernatori demokrat i shtetit të Uashingtonit, Bob Ferguson ka deklaruar se policia amerikane e imigracionit (ICE) është plotësisht jashtë kontrollit. Ky reagim i tij ka ardhur pas arrestimit të dy personave në një aeroport pranë Seattle-it.

 “Ashtu si shumë amerikanë, jam i indinjuar kur shoh agjentë me fytyra të mbuluara, të panjohshëm, duke i nxjerrë me forcë njerëzit nga urat e hipjes në aeroplan, ndërsa ata hipin në të”, shkroi Bob Ferguson.

Një video, e cila qarkulloi gjerësisht në mediat sociale tregon arrestimin e dy personave nga burra me fytyrat e mbuluara në urën e hipjes në një aeroplan.

“Operacionet e sotme në Aeroportin Ndërkombëtar të Seattle-Tacoma janë shembulli më i fundit i taktikave thellësisht jo-amerikane të ICE-së”, shtoi Bob Ferguson.

Sipas tij, agjentët e Imigracionit dhe Doganave të SHBA-së (ICE) mund të kenë shkelur një ligj shtetëror që kufizon aftësinë e oficerëve të zbatimit të ligjit për të mbuluar fytyrat e tyre.

Nga ana e saj, ICE tha se kreunjë operacion të synuar dje në mëngjes që synonte arrestimin e një të huaji pa dokumente nga Meksika, i cili mbeti në vend pasi i skadoi viza.

Agjencia i konfirmoi X se më pas arrestoi një person të dytë, i cili tha se do të përballet me akuza për sulm ndaj një agjenti federal pasi i hodhi kafe të nxehtë. Sipas ICE, bëhet fjalë gjithashtu për një shtetas meksikan, viza e të cilit ka skaduar.

artikuj të ndërlidhura