Bekim Sali udhëton në ShBA si pjesë e delegacionit qeveritar

Nga Xh M
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Uashington, 15 shtator Zhurnal.mk – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, nga nesër do të jetë pjesë e delegacionit qeveritar të Maqedonisë së Veriut që do të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë vizitës në ShBA, delegacioni do të zhvillojë një sërë aktivitetesh dhe takimesh në Washington dhe New York, në kuadër të pjesëmarrjes së vendit në aktivitetet e Kombeve të Bashkuara.

Sali do të marrë pjesë në agjendën e delegacionit dhe në takimet me përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Vizita në ShBA zhvillohet në kuadër të angazhimeve ndërkombëtare të Maqedonisë së Veriut dhe pjesëmarrjes në aktivitetet e Kombeve të Bashkuara.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër