Hoxhaj me mesazh nga Haga: Nesër, historia vendos drejtësi për çlirimtarët!

Nga Xh M
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Hagë, 15 shtator Zhurnal.mk – Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka publikuar një video në rrjetet sociale, vetëm disa orë para shpalljes së vendimit në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Nesër, historia vendos drejtësi për çlirimtarët!”, ka shkruar Hoxhaj krahas videos.

Mesazhi i Hoxhajt vjen në prag të vendimit që pritet të shpallet të mërkurën, më 16 shtator, në orën 10:00, për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Hoxhaj, i cili tashmë ndodhet në Hagë së bashku me bashkëpunëtorë dhe ish-bashkëluftëtarë të krerëve të UÇK-së, gjatë ditëve të fundit ka bërë thirrje për lirimin e plotë të tyre dhe kthimin në Kosovë.

Ai ka theksuar se pas viteve të procesit gjyqësor, pret që vendimi përfundimtar të sjellë drejtësi për ish-udhëheqësit e UÇK-së.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër