Mbrëmje makthi për Ronaldon, humb 4-0 dhe një veprim i tij habit të gjithë

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Cristiano Ronaldo përjetoi një nga mbrëmjet më të vështira të kohëve të fundit, teksa Al Nassr u mposht me rezultatin e thellë 4-0 nga Al Ain në udhëtim.

Al Nassr e nisi në mënyrën më të keqe të mundshme fazën e Ligës së Kampionëve të Azisë, duke u mposhtur thellë në Abu Dhabi nga Al Ain.

Skuadra vendase e kontrolloi takimin dhe e zhbllokoi rezultatin në minutën e 25-të, ndërsa pjesa e dytë rezultoi fatale për ekipin e Cristiano Ronaldos.

Al Ain realizoi edhe tri gola të tjerë, duke e mbyllur sfidën me një fitore bindëse 4-0.

Për Ronaldon, mbrëmja ishte edhe më zhgënjyese për shkak të disa momenteve që u bënë virale në rrjetet sociale.

Portugezi u shfaq i frustruar dhe i irrituar në disa raste, ndërsa një prej episodeve më të komentuar ishte përplasja e tij me një futbollist të Al Ain.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, Ronaldo shihet duke kryer një veprim të ashpër ndaj kundërshtarit, në një moment që ka tërhequr vëmendje të madhe, edhe pse lojtari i Al Ain nuk dukej se e kishte provokuar portugezin.

Tensioni ishte vërejtur edhe para fillimit të ndeshjes. Tifozët e Al Ain nisën të brohorisnin emrin e Lionel Messit, rivalit të përhershëm të Ronaldos, ndërsa 41-vjeçari reagoi me duartrokitje ironike.

Në fund, nata u mbyll në mënyrën më të keqe për Ronaldon dhe Al Nassr, të cilët pësuan një humbje të rëndë 4-0 në ndeshjen e parë të tyre në Ligën e Kampionëve të Azisë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër