Shkup, 16 shtator, Zhurnal.mk – Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikoloski, sot zhvilloi një takim pune me Nicole Varns, ushtruese e detyrës ambasadore e SHBA në Maqedoni.
Në takim u diskutua për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve dhe mbështetjen e SHBA në proceset reformuese të Maqedonisë. U theksua se lidhjet ekonomike janë në nivel të lartë dhe shkëmbimi tregtar po shënon trend pozitiv.
Nikoloski nënvizoi se politikat zhvillimore të Qeverisë janë të orientuara drejt rritjes ekonomike, përmes realizimit të projekteve kapitale që sigurojnë lidhje rajonale dhe integrim. Ai shtoi se ndërtimi i autostradave në Korridoret 8 dhe 10‑d po realizohet me dinamikë të shkëlqyer, sipas afateve të parashikuara.
Të dy bashkëbiseduesit përshëndetën partneritetin strategjik mes Maqedonisë dhe SHBA, duke theksuar se ai është garanci për stabilitetin në vend dhe në rajon.
Në takim u konkludua se marrëdhëniet bilaterale mes Maqedonisë dhe SHBA janë të shkëlqyera dhe ekziston gatishmëri e fortë për avancimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.
