Granit Xhaka reagon pas aktgjykimit në Hagë: Luftuan në tokën e tyre për lirinë e atdheut

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Futbollisti i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Xhaka ka publikuar në “Instagram Story” një fotografi ku shihen Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, ndërsa në imazh shkruhet mesazhi: “Luftuan në tokën e tyre, për lirinë e atdheut. Liria ka emër”.

Postimi i futbollistit kosovar vjen pas vendimit të së mërkurës, më 16 shtator, kur Gjykata Speciale në Hagë shpalli aktgjykimin ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet burgim.

Gjykata i shpalli ata fajtorë për vepra që lidhen me krime lufte, ndërsa i liroi nga akuzat për krime kundër njerëzimit.

Ky aktgjykim është i shkallës së parë, ndërsa ekipet mbrojtëse kanë bërë të ditur se do ta apelojnë vendimin.

Reagimi i Xhakës vjen në një moment kur vendimi i Hagës ka nxitur reagime të shumta në Kosovë dhe në mesin e figurave të njohura shqiptare, përfshirë edhe sportistë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër