PLD: Kërkojmë rritje urgjente të çmimit për prodhuresit e mollëve industriale

Nga D V
23 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 17 shtator, Zhurnal.mk – Partia Liberal-Demokrate (PLD) kërkon zgjidhje urgjente për prodhuesit e mollëve, të cilët, sipas partisë, po përballen me një situatë jashtëzakonisht të vështirë.

Sipas PLD-së, aktualisht prodhuesve u ofrohet vetëm 4 denarë për kilogram për mollët industriale, ndërsa marrin edhe 2 denarë subvencion. Partia thotë se kjo është shumë më pak se kostoja e prodhimit, e cila vlerësohet në rreth 10 denarë për kilogram.

PLD kërkon që çmimi blerës për mollët industriale të jetë të paktën 12 denarë për kilogram. Sipas tyre, thatësira dhe rritja e kostove për karburant, pesticide dhe materiale të tjera bujqësore e bëjnë çmimin aktual ekonomikisht të paqëndrueshëm.

Partia paralajmëron se nëse prodhuesit vazhdojnë të shesin nën koston e prodhimit, mund të ulet interesi për kultivimin e mollëve, veçanërisht në Resnjë dhe zonat përreth.

PLD njofton gjithashtu se do të propozojë një zgjidhje ligjore për blerjen e organizuar të kulturave strategjike bujqësore, përfshirë duhanin, rrushin, orizin, specat dhe mollët.

Partia thotë se do të mbështesë aktivitetet e organizuara të prodhuesve të mollëve, përfshirë edhe sigurimin e ndihmës juridike falas.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër