“Më tha se nuk i ka bërë keq askujt”, mesazhi i Jakup Krasniqit për familjen – flet bashkëshortja e tij

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 17 shtator, Zhurnal.mk – Një ditë më parë, në Dhomat e Specializuara në Hagë, Jakup Krasniqi u dënua me 25 vite burg për krime lufte.

Bashkëshortja e tij, Sevdije Krasniqi, ka folur për edicionin e lajmeve të Top Channel, ku tregon se çfarë i ka thënë lideri i UÇK-së familjes së tij.

“Jakupi më tha se ndihet mirë, sepse nuk ka kryer asnjë nga veprat që akuzohet. Tha se nuk i ka bërë keq askujt dhe nuk donte t’i bënte keq as vetes. Avokatët e të akuzuarve kanë paralajmëruar se do të bëjnë apelimin, megjithëse nga vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë, nuk besojnë shumë. I kërkoj të gjithë shqiptarëve të bashkohen dhe ta refuzojnë këtë gjykatë”, u shpreh bashkëshortja e Krasniqit.

Ndërkohë, gazetarja Kristi Gongo ka lexuar edhe mesazhin që i dërgoi Jakup Krasniqi familjes së tij pas dënimit të dhënë nga Haga.

“S’ka njeri në botë që i kam bërë keq. S’dua t’i bëj keq as vetes. Kjo është një drejtësi e korruptuar në favor të Serbisë. Dënimin e kam marrë nga gënjeshtrat e Serbisë”, ishte mesazhi i Krasniqit. /Tch/

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër