Andonovski: Filloi Akademia për aftësi digjitale të administratës publike

Nga D V
28 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 17 shtator, Zhurnal.mk – Ministria e Transformimit Digjital, me mbështetje të Bashkimit Evropian, e filloi Akademinë për aftësi digjitale të administratës publike.

Në kuadër të programit nëntëmujor, më shumë se 160 nëpunës administrativë do t’i përmirësojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre digjitale në fushat e programimit, rrjeteve dhe sigurisë, zhvillimit të softuerit, testimit, përdorshmërisë dhe proceseve digjitale moderne.

Në fillimin zyrtar të Akademisë, para të pranishmëve foli ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, i cili theksoi se qëllimi nuk është vetëm trajnimi i nëpunësve administrativë, por edhe krijimi i kuadrit që do ta udhëheqë transformimin digjital në institucionet e tyre. “Këta nëpunës duhet të bëhen ambasadorë të projekteve kombëtare të TIK‑ut në institucionet e tyre – nga uslugi.gov.mk dhe interoperabiliteti, deri te eDMS, Regjistri Qendror i Popullsisë, sistemet dhe regjistrat kyç që e ndërtojnë shtetin digjital. Ata duhet të jenë njerëzit që do t’i kuptojnë sistemet, do t’i përdorin më mirë, do të ndihmojnë në përmirësimin e tyre dhe do ta përcjellin kulturën digjitale në institucione”, theksoi Andonovski.

Ministri vuri në dukje se zgjidhjet e reja digjitale mund ta japin efektin e tyre të plotë vetëm nëse administrata disponon me njohuritë dhe kapacitetin e nevojshëm për zbatimin e tyre të drejtë dhe zhvillimin e mëtejshëm.

“Transformimi digjital nuk ndodh vetëm me sisteme të reja. Ai ndodh me njerëz që dinë si t’i përdorin, t’i zhvillojnë dhe t’i përmirësojnë ato sisteme. Vazhdon të investohet në njohuri, kapacitet dhe administratë publike moderne”, tha Andonovski. Akademia do të kontribuojë për ndërtimin e kapaciteteve digjitale më të forta në institucione, përdorim më të mirë të sistemeve kombëtare të informacionit dhe krijimin e një administrate publike më efikase, moderne dhe funksionale.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër