Irlanda publikon listën për Kosovën, ftohet edhe djali i ish-kapitenit të Shqipërisë

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Përfaqësuesja e Irlandës ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve, ku përfshihet edhe Rocco Vata, djali i ish-kapitenit të Shqipërisë, Rudi Vata.

Kosova do të jetë kundërshtari i parë i irlandezëve në këtë edicion të garës. “Dardanët” do ta presin Irlandën më 24 shtator, në ndeshjen hapëse të grupit B3.

Vëmendja nga këndvështrimi shqiptar do të jetë te Vata, i cili është pjesë e listës së përzgjedhësit irlandez, Heimir Hallgrimsson.

Sulmuesi është djali i Rudi Vatës, ish-futbollistit dhe kapitenit të Kombëtares së Shqipërisë.

Pas përballjes me Kosovën, Irlanda do të luajë ndaj Izraelit më 27 shtator, ndërsa më 1 tetor do të përballet me Austrinë.

Cikli i parë i ndeshjeve do të mbyllet më 4 tetor, me sfidën ndaj Izraelit.

Ndërkohë, Kosova do të vazhdojë me ndeshjen ndaj Austrisë më 27 shtator, pastaj do të përballet me Izraelin më 1 tetor dhe me Austrinë sërish më 4 tetor.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër