Nesër do të luhen dy ndeshjet e Ligës së parë në kuadër të javës VIII-të

Nga Xh M
19 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Nesër do të fillojnë ndeshjet e javës së VIII-të në Ligën e Parë në futbollin e Maqedonisë së Veriut, ku në kalendarë janë planifikuar dy ndeshje për nesër.

Shkëndija e Tetovës duke filluar prej orës 16:00 në Gostivar do të përballet me ekipin e Bashkimit të Kumanovës, ndërkohë Sileksi e pret Tikveshin në Kratovë.

Të shtunën do të luhet në Shkup derbi local ndërmjet Vardarit dhe Shkëndijës së Haraçinës, ndërsa thënën Struga e pret Arsimin, kurse të merkurën në Shtip do të luhet ndeshja ndërmjet Bregallnicës dhe Skopjes.

Në krye të tabelës gjendet Shkëndija me 16 pikë nga shtatë ndeshje, e ndjekur nga Struga me 14 pikë dhe Shkëndija me 13 pikë. Arsimi gjendet në vendin e shtatë me tetë pikë, ndërsa në vendin e parafundit gjendet Bashkimi me katër pikë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër