Tetovë, 17 shtator Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar se po vijojnë punimet për hapjen e qarkores së re që lidh Lisecin me Kodrën e Diellit.
Sipas Kasamit, qëllimi është që rruga të jetë e gatshme për sezonin e ri dimëror, me synimin për të lehtësuar qarkullimin dhe për të reduktuar kolonat që krijohen gjatë sezonit në këtë zonë.
Ai ka theksuar se për vite me radhë qytetarët janë përballur me probleme të trafikut dhe mungesë të zgjidhjeve infrastrukturore.
Postimi i plotë:
“Po punohet intensivisht për hapjen e qarkores së re Lisec – Kodra e Diellit, e cila po punohet të jetë e gatshme për sezonin e ri dimëror!
Për vite me radhë, qytetarët janë përballur me kolona, kaos dhe mungesë zgjidhjesh konkrete. Sot, po punojmë që këto probleme t’i lëmë pas.
Me punë konkrete po krijojmë infrastrukturë që i shërben Tetovës, qytetarëve dhe zhvillimit të Kodrës së Diellit!”, ka shkruar Kasami.
