Mexhiti nga Bërvenica: Me Jakup Huseinin nisim një rrugëtim të ri

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 18 shtator, Zhurnal.mk – Bashkëkryetari i VLEN-it dhe kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, në hapejn e shtabit të VLEN-it në Bërvenicë dhe prezantimi i Jakup Huseinit si kandidat për kryetar të komunës.

Mexhiti theksoi se Huseini është nga Bërvenica, e njeh mirë komunën, qytetarët dhe problemet me të cilat ata përballen.

“Për vite me radhë, Jakupi ka qenë i lidhur ngushtë me jetën e kësaj komune dhe ka kontribuar për Bërvenicën edhe pa mbajtur ndonjë post. Shërbimi ndaj vendit nuk fillon me një titull, por me punë, vullnet dhe përkushtim”, deklaroi Mexhiti.

Sipas tij, Jakup Huseini hyn në garën për drejtimin e Komunës së Bërvenicës me një vizion të qartë, të orientuar drejt zhvillimit, krijimit të mundësive të reja dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve.

“Më shumë zhvillim, më shumë punë dhe më shumë mundësi për qytetarët. Sonte nisëm së bashku një rrugëtim të ri – për Bërvenicën, për njerëzit e saj dhe për një të ardhme më të mirë”, përfundoi Mexhiti.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër