Shkup, 25 nëntor, Zhurnal.mk – Kryeministri Hristijan Mickoski zhvilloi një takim me pjesëtarë të komunitetit maqedonas në Serbi, pas të cilit porositi se Maqedonia mbetet shtëpia e tyre, pavarësisht se ku jetojnë.
Në një postim në Facebook, Mickoski theksoi se gjuha maqedonase, kultura, tradita dhe ndjenja e përkatësisë janë lidhja që i bashkon maqedonasit me atdheun, pavarësisht kufijve shtetërorë.
“Maqedonia është dhe gjithmonë do të jetë shtëpi për të gjithë maqedonasit”, shkroi kryeministri.
Ai theksoi se obligim i shtetit është të kultivojë dhe forcojë lidhjet me maqedonasit që jetojnë jashtë vendit, të mbështesë ruajtjen e identitetit maqedonas dhe të ndërtojë ura miqësie dhe bashkëpunimi me shtetet fqinj.
