Limaj: Duhet të diskutohet integriteti i gjyqtarëve që gjykuan ish-krerët e UÇK-së

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 18 shtator, Zhurnal.mk – Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, po merr pjesë në protestën e mbajtur në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë.

Limaj tha se një nga çështjet kryesore që duhet të diskutohet është integriteti i gjyqtarëve që marrin vendime në këto procese. Ai tha se gjyqtari që ka udhëhequr trupin gjykues ka zbatuar urdhra politikë.

“Po e shihni sa i rëndësishëm është integriteti personal i një gjyqtari. Një gjyqtar që hapur ka zbatuar urdhra politikë, ka kryesuar trupin gjykues dhe sot…”

Limaj tha se vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet pikëpyetjeve rreth personave që gjykojnë dhe integritetit të tyre.

“Një nga temat kryesore që duhet të diskutohet është pikëpyetja e atyre që gjykojnë, integriteti i atyre që gjykojnë, ndaj një padrejtësie që po bëhet ndaj njerëzve nga njerëz pa integritet. Dhe gjëja e parë që duhet të kërkohet është, kush janë gjyqtarët, integriteti i tyre…”, tha mes tjerash ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër