VLEN: Bërvenica është e përgatitur për fitore

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 18 shtator, Zhurnal.mk – VLEN sot e hapi shtabin zgjedhor në Bërvenicë, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e parakohshme lokale më 18 tetor.

“Me Jakup Huseini si kandidat për kryetar të Komunës së Bërvenicës dhe Amir Musliu si shef i shtabit zgjedhor, fillojmë një rrugë të re, me energji, organizim dhe përkushtim ndaj qytetarëve.

Në hapjen e shtabit morën pjesë bashkëkryetari i VLEN, Izet Mexhiti, nënkryetarja Mimoza Musa, shefi i Shtabit Qendror Zgjedhor Adnan Azizi, deputetë, kryetarë komunash, aktivistë, si dhe shumë qytetarë dhe përkrahës të VLEN.

Bërvenica meriton punë, zhvillim dhe përfaqësim dinjitoz.
18 tetori është dita e ndryshimit!”, thonë nga VLEN.

artikuj të ndërlidhura