Wolfsburgu konfirmon mungesën e Elvis Rexhbeçaj te Kosova shkaku i lëndimit

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Mesfushori Elvis Rexhbeçaj do të jetë një nga mungesat e mëdha të Kombëtares së Kosovës për Ligën e Kombeve.

Lojtari nga Prizreni ka lënduar këmbën kësisoj nuk do të jetë i disponueshëm për “Dardanët”, gjë që e ka konfirmuar edhe klubi i tij Wolfsburg.

Skuadra gjermane që po lufton për rikthimin në elitë njoftoi se Rexhbeçaj ka qenë i ftuar, por fatkeqësisht nuk do të arrijë të vijë.

“Elvis Rexhbeçaj nuk do të udhëtojë për te kombëtarja në pushimin e ri ndërkombëtar. Ai ka probleme me këmbë”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Në vendin e Rexhbeçaj është ftuar mesfushori Dion Kacuri, i cili u largua nga Zvicra për të përfaqësuar Kosovën.

Ndërkohë, lista e plotë pritet të bëhet publike në orët e ardhshme.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër