“Sulme, tituj, presion, si gjithmonë” – Leonora Jakupi reagon pas shkrimeve nga mediet serbe

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Këngëtarja e njohur shqiptare, Leonora Jakupi, ka reaguar pas disa shkrimeve të publikuara nga mediat serbe, të cilat kanë trajtuar atë dhe aktivitetin e saj artistik.

Raportimet e fundit nga mediet serbe për artisten shqiptare vijnë pas shpalljes së verdiktit ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Jakupi ka reaguar ndaj raportime të mediave serbe, duke publikuar edhe një kolazh me titujt e disa prej artikujve.

 Foto: Leonora Jakupi / Instagram

“Sulme, tituj, presion.. Si gjithmonë”, ka shkruar këngëtarja.

Në artikujt e publikuar, mediat serbe kanë shkruar për profilin dhe prejardhjen e artistes, ndërsa kanë rikthyer në vëmendje edhe këngën e saj “A vritet pafajësia”, të cilën Jakupi e kishte publikuar në vitet ’90.

Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja bëhet pjesë e raportimeve të mediave serbe. Në muajin shkurt, disa prej tyre kishin shkruar edhe për këngën e saj “Komandant”, e cila kishte nxitur reagime në Serbi.

Disa prej mediave patën raportuar mbi projektin e ri muzikor të Leonorës, duke e quajtur skandaloze faktin se ishte shfaqur me emblemën e UÇK-së në klip.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër