Djali i Mijalkov për katër muaj ka paguar dy milionë euro borxh ndaj shtetit

Nga Xh M
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 19 shtator Zhurnal.mk – Në listën e re të kompanive që janë borxhlinj në Drejtorinë për të Ardhurat Publike (DAP), nuk ndodhet më “Divelop Grup”, e cila para katër muajsh kishte borxh mbi 2 milionë euro.

Kompania, bashkëpronar i së cilës është Jordan Mijallkov, djali i ish-shefit të DSK-së, Sasho Mijallkov, e ka shlyer borxhin dhe nuk figuron më në listën e DAP.

Lista përfshin detyrime në bazë të TVSH-së, tatimit mbi fitimin, tatimit personal mbi të ardhurat, kontributeve për sigurim të detyrueshëm social, akcizave dhe doganave.

Nga gjithsej 5.240 debitorë, 2.008 janë persona juridikë, ndërsa 3.232 janë persona fizikë. Krahasuar me muajin paraprak, numri është rritur me dy kompani dhe 38 persona fizikë, ndërsa borxhi i përgjithshëm i papaguar është rritur për rreth 7,3 milionë euro.

Vetëm borxhi në bazë të tatimeve dhe kontributeve arrin në 13,46 miliardë denarë, ose rreth 218,8 milionë euro. Brenda një muaji, ky borxh është rritur për pothuajse 7,5 milionë euro.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër