Kandidatët për kryetarë bashkie, Berisha ndryshon formulën e PD-së

Nga Xh M
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 19 shtator Zhurnal.mk – Në bashkëbisedimin me ndjekësit në Facebook, Sali Berisha u përball me pyetjen, si do të zgjidhen kandidatet për kryetarë bashkie të Partisë Demokratike.

Primare me seleksion, u përgjigj Berisha, duke ndryshuar kështu formulën e përzgjedhjes së kandidatëve.

“Personalisht jam për primaret. Të jemi të hapur. Por, çfarë u mungon primareve tona? Primareve tona iu mungon seleksioni. Në Europë primaret i ka aplikuar për herë të parë Partia Konservatore britanike.

Partia Konservatore britanike, praktikat e të cilës ne i kemi studiuar, ka një komision seleksionimi shumë të fortë. Dhe te ne tani këtu, për momentin ka ide pa primare, ka ide për primare me seleksion, dhe unë jam më shumë me këtë të dytën”, u shpreh Berisha.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër