Shkup, 19 shtator Zhurnal.mk – Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka zhvilluar këtë të shtunë një takim me këngëtaren e njohur shqiptare, Rona Nishliu, e cila ndodhet në Shkup në kuadër të përgatitjeve për koncertin e saj në Çair për festat e Nëntorit.
Koncerti do t’i kushtohet festave të Nëntorit dhe do të organizohet në kuadër të aktiviteteve kulturore të Komunës së Çairit.
Mexhiti ka theksuar se takimet me artistë janë gjithmonë frymëzuese, ndërsa kur bëhet fjalë për përgatitjen e një aktiviteti kushtuar Nëntorit, historisë dhe kulturës shqiptare, ato marrin një rëndësi të veçantë.
“Po përgatitemi për një mbrëmje të bukur, me muzikë, kulturë dhe atmosferën e veçantë që sjellin festat e Nëntorit në Çair”, ka shkruar Mexhiti.
Koncerti pritet të sjellë një mbrëmje të veçantë artistike për qytetarët e Çairit dhe Shkupit, duke ndërthurur muzikën shqiptare me atmosferën festive të muajit Nëntor.
https://www.facebook.com/share/p/1VcLZYLDyK/
