Shkup, 21 shtator, Zhurnal.mk – Një pjesë e banorëve të lagjes Kapishtec në Shkup sot do të përballen me ndërprerje të furnizimit me ujë, transmeton Zhurnal.mk.
Sipas njoftimit të ndërmarrjes për furnizim me ujë, nga ora 09:00 pa ujë do të mbeten konsumatorët e rrugëve „Pitu Guli“, „Dimitar Pandilov“ dhe „Ganço Haxhipanzov“, si dhe konsumatorët në rrugën „Lovqenska“, në seksionet 1, 3, 5 dhe 7.
Nga ndërmarrja nuk është bërë e ditur se sa do të zgjasë ndërprerja e furnizimit me ujë.
