Rama takon komunitetin shqiptar në Miçigan, vlerëson rolin e diasporës

Nga D V
19 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 21 shtator, Zhurnal.mk – Kryeministri Edi Rama zhvilloi në Miçigan (Michigan) një takim me komunitetin shqiptar ku vlerësoi rolin dhe kontributin e diasporës shqiptare në SHBA.

Vizita në Miçigan ishte ndalesa e parë e agjendës së kryeministrit Rama në SHBA, në vijim të angazhimeve të tij në Nju-Jork.

Kryeministri Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama dhe delegacioni zyrtar shqiptar, po zhvillon një vizitë disaditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të pjesëmarrjes në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Në Nju-Jork, kryeministri Rama do të marrë pjesë në hapjen e Debatit të Përgjithshëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe do t’u drejtohet të pranishmëve me një fjalë.

Agjenda parashikon gjithashtu pjesëmarrjen e Kryeministrit në pritje zyrtare, aktivitete të nivelit të lartë dhe takime me përfaqësues të politikës, ekonomisë dhe organizatave ndërkombëtare.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër