Aksion i madh policor në Shkup, Tetovë e Gjevgjeli: Arrestime dhe bastisje, në shënjestër edhe zyrtarë të Doganës!

Nga D V
19 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 21 shtator, Zhurnal.mk – Një aksion i gjerë policor është duke u zhvilluar në zonën e Shkupit (Çair), Tetovës dhe Gjevgjelisë, i cili ka për qëllim shkatërrimin e një grupi kriminal të dyshuar për kontrabandë, tregti ilegale të barnave, medikamenteve dhe suplementeve, si dhe për vepra penale korruptive.

Sipas informacioneve të para jozyrtare, deri më tani janë arrestuar 6 persona, ndërsa policia është në kërkim të disa të tjerëve — në mesin e të cilëve ka edhe punonjës të Drejtorisë së Doganave. Kontrollet policore po zhvillohen në më shumë se 10 lokacione në qytetet e përmendura.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në një subjekt juridik në Shkup dhe Tetovë, policia ka zbuluar një depo me barna të ndryshme mjekësore si dhe një makinë për ekstraktimin e vajit.

Aksioni po realizohet nga Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar pranë Byrosë për Siguri Publike (MBO – MPB), nën dyshimet për kontrabandë, shkelje të të drejtave nga pronësia industriale, dhënie dhe marrje ryshfeti, si dhe larje parash.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër