Vjedhën çfarë u ra në dorë, ja çfarë nxorën hajdutët nga dhjetëra shtëpi në Tetovë

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 21 shtator, Zhurnal.mk – Më 19.09.2026 në ora 16:55 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SVR Tetovë, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale – Sektori për krim të përgjithshëm dhe të dhunshëm, i kanë privuar nga liria S.U. (26) nga fsh. Dolno Pallçishtë dhe A.E. (34) nga fsh. Likovë, komuna Likovë, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprave penale “vjedhje” dhe “vjedhje e rëndë” sipas nenit 235 dhe nenit 236 të Kodit Penal. Nga personi A.E. është konfiskuar automjeti “Audi” me targa të Kumanovës, ndërsa në disa lokacione në territorin e fsh. Kamjan dhe fsh. Pallçishtë janë gjetur dhe konfiskuar pushkë gjahu dhe karabinë gjahu, si dhe sasi e madhe municioni dhe fishekësh të kalibrave të ndryshëm, si dhe disa sende që rrjedhin nga veprat penale.

Po atë ditë, në ora 18:50, mbi bazë të urdhrit gjyqësor, zyrtarë policorë nga SVR Tetovë kanë kryer bastisje në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të B.U. (26) në fsh. Dolno Pallçishtë, pas së cilës edhe ai është privuar nga liria.

Në vazhdim të aktiviteteve, më 20.09.2026 në ora 02:20 në Stacionin Policor Tetovë është ndaluar edhe A.A. (34) nga fsh. Otllja, Likovë, i privuar më parë nga zyrtarë policorë të SVR Kumanovë, prej të cilit është konfiskuar automjeti “Volkswagen Polo” me targa të Kumanovës.

Të gjithë personat janë ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të ngriten kallëzime përkatëse.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër