Joti: Shqipëria angazhohet në Gaza me 40 efektivë të FA-së

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 21 shtator, Zhurnal.mk – Zëvendësministri i Mbrojtjes, Enkelejd Joti prezantoi sot në komisionin e ligjeve projektligjit “Për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në operacionin ushtarak të Forcës Ndërkombëtare të Stabilitetit, në Gaza.

Joti theksoi se projektligji mundëson kontributin e vendit tonë në një mision ndërkombëtar të sigurisë dhe stabilitetit dhe përfaqëson një vazhdim të politikës sonë të jashtme dhe të sigurisë e cila mbështet kontributin aktiv për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

Sipas tij, pr/ligji vjen në respekt të detyrimeve dhe përgjegjësive që burojnë nga partneritetet dhe angazhimet ndërkombëtare të vendit.

“Ky angazhim forcon profilin ndërkombëtar të Shqipërisë dhe mbështet objektivat strategjike të vendit në fushën e sigurisë. Projektligji parashikon që në këtë operacion të marrin deri në 40 efektivë të FA-së. Detyra e tyre është të përfshijnë mbështetjen e operacioneve të sigurisë dhe stabilitetit, mbrojtjen e personelit dhe infrastrukturës së misionit, mbështetjen e operacioneve humanitare si dhe monitorimin dhe raportimin e situatës së sigurisë në përputhje me mandatin e misionit”, u shpreh Joti.

Zv/ministri i Mbrojtjes theksoi se pr/ligji propozohet për shqyrtim me procedurë të përshpejtuar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër