14
Shkup, 21 shtator, Zhurnal.mk – Dje pasdite ka shpërthyer zjarr pranë linjës hekurudhore në fshatin Çerkez, në rajonin e Kumanovës, ku janë djegur tetë traversa hekurudhore.
Sipas SPB Kumanovë, zjarri është raportuar në orën 17:15. Në vendngjarje ka intervenuar Njësia Territoriale Kundër Zjarrit në Kumanovë, e cila e ka lokalizuar dhe shuar zjarrin.
Nga zjarri nuk ka persona të lënduar.
Inspektim në vendngjarje ka kryer një ekip i SPB Kumanovë.
