Shtrenjtohet dukshëm nafta 104.5 denarë për litër, lirohet benzina

Nga I.A
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 21 shtator, Zhurnal.mk – Nafta nga mesnata do të shtrenjtohet për 5,5 denarë për litër, ndërsa çmimet e benzinave do të ulen për 1,5 denarë. Vendimin e ka marrë Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Me çmimet e reja, një litër naftë do të kushtojë 104,5 denarë, ndërsa benzina BS-95 do të shitet për 99 denarë, kurse BS-98 për 101 denarë për litër.

Sipas Komisionit, vendimi vjen pas rritjes së çmimit të dizelit të rafinuar në bursën mesdhetare me 7% gjatë javës së kaluar, si dhe forcimit të dollarit amerikan ndaj denarit me 1%.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër