Kurti thotë se në ShBA u diskutua për mundësitë e investimeve nga Amerika në Kosovë

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 21 shtator, Zhurnal.mk – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se në takim me bashkatdhetarë në ShBA,investitorë e politikanë amerikanë është diskutuar për mundësitë e investimeve amerikane në Kosovë dhe rolin lehtësues të mërgatës.

Ai ka thënë se Kosova është partneret në të cilin investitorët amerikanë mund të llogarisin .

“Në mbrëmjen e organizuar me Data4X dhe Ed e Barbara Hammel në rezidencën e Richard Lukajt në Westchester, me bashkatdhetarë, si dhe investitorë e politikanë amerikanë, përfshirë ish-kryetarin e Hartfordit, Luke Bronin, biseduam për mundësitë dhe mënyrat konkrete për investime amerikane në Kosovë dhe rolin lehtësues të mërgatës sonë në këtë drejtim. Republika jonë është partnere në të cilën mund të llogarisin dhe gjejnë mbështetje”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ai duke vlerësuar rolin e mërgatës në ShBA dhe vendet tjera që kanë dhënë për Kosovën, ka thënë se bashkatdhetarët mund të investojnë në Kosovë për të fituar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër