Pas protestës në Skenderaj, Lushtaku i falënderon qytetarët: Zëri juaj është zë i drejtësisë

Nga D V
19 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 21 shtator, Zhurnal.mk – Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, i ka falënderuar qytetarët e kësaj komune për pjesëmarrjen në protestën e mbajtur sot në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Lushtaku ka deklaruar se qytetarët e Skenderajt dëshmuan se zëri i tyre është zë i drejtësisë, dinjitetit dhe lirisë.

“Protesta madhështore ishte dëshmi e fuqisë, unitetit dhe guximit të qytetarëve të cilët nuk do të heshtin përballë kësaj padrejtësie”, ka shkruar ai.

Në fund të postimit, Lushtaku ka shkruar: “JO në emrin tim!”

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër