14
Shkup, 21 shtator, Zhurnal.mk – Në fshatin Çiflik, komuna Çeshinovo‑Obleshevo, me korrjen tradicionale me dorë filloi zyrtarisht korrja e sivjetshme e orizit.
Në ngjarje ishte i pranishëm ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë Ujore, Borçe Serafimovski, i cili realizoi takim me prodhuesit e orizit dhe u uroi korrje të suksesshme e të frytshme, si dhe rendiment cilësor.
