Xhuli Nura në ditën e 19-të të qëndrimit në spital, tregon si janë binjakët

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Xhuli Nura ka hyrë në ditën e 19-të të qëndrimit në spital në Zvicër, ndërsa po vazhdon të monitorohet gjatë shtatzënisë me binjakë.

Nga shtrati i spitalit, Juliana ka komunikuar sërish me ndjekësit dhe ka treguar se gjendja e foshnjave tashmë është më stabile.

“Dita e 19-të në Zurich. Është dita e 19-të në spital. Hajde more Zot, po më gëzon Zoti këto 2-3 ditë. Tash bebat janë mirë. Kurdo që duan me dalë, munden me dalë. Rrahjet janë mirë”, është shprehur ajo.

Sipas asaj që ka treguar Xhuli, ditët e fundit kanë sjellë përmirësim të gjendjes së binjakëve, ndërsa ajo vazhdon të qëndrojë nën kujdesin e mjekëve.

Pavarësisht qëndrimit të gjatë në spital, Juliana vazhdon të jetë aktive në rrjete sociale dhe të ndajë me ndjekësit zhvillime nga përditshmëria e saj, përfshirë edhe çështje që lidhen me Kosovën, Shqipërinë dhe diasporën.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër