Angellov për raportin e ESHA-së: Kushtet janë përmirësuar ndjeshëm

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 22 shtator, Zhurnal.mk – Disa nga dobësitë e vërejtura në raportin e publikuar sot nga Enti Shtetëror për Auditim mbi punën dhe kushtet në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim janë zvogëluar ndjeshëm nga ndryshimet në Ligjin për Menaxhimin e Krizave, siguron Drejtori i DMSH-së, Stojançe Angellov.

“Dobësitë e Sistemit të Menaxhimit të Krizave, Mbrojtjes dhe Shpëtimit që thekson ESHA janë në thelb dobësi që unë i theksova si Drejtor i QMK-së dhe tani si Drejtor i DMSH-së. Disa nga këto dobësi janë zvogëluar ndjeshëm nga ndryshimet dhe plotësimet e vitit të kaluar në Ligjin për Menaxhimin e Krizave dhe disa nga ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Mbrojtje dhe Shpëtim nga qershori i këtij viti”, thotë Angellov.

Raporti i ESHA-së: Maqedonia është e papërgatitur për t’u përballur me fatkeqësitë

Ai shpjegon se, për sa i përket burimeve, situata është përmirësuar ndjeshëm. Këtë verë, pas disa vitesh, “air taraktorë” u servisuan në kohë dhe u vunë në funksion para fillimit të sezonit të zjarreve në ajër të hapur.

Ai thtoë se edhe numri i automjeteve zjarrfikëse është rritur gradualisht në vitet e fundit, duke përfshirë edhe automjetet speciale të DMSH-së (23 Pinzgauer, 15 BTR dhe 5 Ermine, të konvertuara në automjete zjarrfikëse).

Angellov shton se pavarësisht dobësive dhe mangësive ekzistuese, këtë verë Maqedonia është përballur me zjarret e hapura me suksesin më të madh deri më tani.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër