Gjini pret ambasadorin e Sllovenisë, diskutojnë për zhvillimet në Kosovë

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 22 shtator, Zhurnal.mk – Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, ka pritur sot në takim ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj.

Gjini ka bërë të ditur se gjatë takimit kanë diskutuar për zhvillimet aktuale në Kosovë, investimet në Gjakovë dhe projektet e planifikuara, si dhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Sllovenisë, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe kulturës.

Pas takimit, Gjini dhe ambasadori Blaj kanë vizituar së bashku qytetin e vjetër të Gjakovës.

Sipas Gjinit, ambasadori Blaj ka vlerësuar zhvillimin e qytetit, trashëgiminë historike dhe kujdesin ndaj hapësirave publike.

Gjini e ka falënderuar ambasadorin për vizitën dhe për, siç e ka cilësuar, bisedën e hapur e miqësore, ndërsa ka shprehur mirënjohje ndaj Sllovenisë për partneritetin dhe mbështetjen e vazhdueshme.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër