Dosja e AKSHI-t, Apeli i GJKKO-së lë në burg Ergys Agasin

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 22 shtator, Zhurnal.mk – Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtar Florjan Kalaja, la sot në fuqi masën “arrest me burg” ndaj Ergys Agasit, i arrestuar për dosjen e AKSHI-t.

Gjithashtu edhe për ankuesin Uljan Shpataraku u miratua në Apel nga i njëjti trup gjykues masa e sigurimit “arrest me burg” e caktuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë.

Kundër këtyre vendimeve mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve duke nisur ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

Sipas GJKKO, Ergys Agasi është nën hetim dhe dyshohet për një sërë veprash penale, përfshirë konkurrencën e paligjshme nëpërmjet dhunës, heqjen e paligjshme të lirisë, shkeljen e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike, në formën e bashkëpunimit të grupit të strukturuar kriminal, si dhe grupin e strukturuar kriminal, kryerjen e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal dhe pastrimin e produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.

Agasi dyshohet gjithashtu edhe për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim dhe më shumë se një herë.

artikuj të ndërlidhura