Mucunski‑Anand: Përmirësim i bashkëpunimit politik dhe ekonomik, me fokus të veçantë në rritjen dhe diversifikimin e shkëmbimit tregtar

Nga D V
56 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 22 shtator, Zhurnal.mk – Në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot në Nju Jork realizoi takim me ministren e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Anita Anand.

Në vitin kur shënohen 30 vjet marrëdhënie diplomatike, bashkëbiseduesit konfirmuan bazën e fortë të partneritetit maqedono‑kanadez dhe interesin e përbashkët për thellimin e mëtejshëm të tij.

U theksua edhe rëndësia e komunitetit të madh maqedonas në Kanada, i cili paraqet një urë të rëndësishme dhe vlerë shtesë në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Në takim u diskutua edhe për përmirësimin e bashkëpunimit politik dhe ekonomik, me fokus të veçantë në mundësitë për rritjen dhe diversifikimin e shkëmbimit tregtar.

Dy ministrat konfirmuan bashkëpunimin e ngushtë dhe mbështetjen e ndërsjellë në kuadër të organizatave multilaterale, veçanërisht në Kombet e Bashkuara dhe NATO, si dhe përkushtimin e përbashkët ndaj stabilitetit dhe sigurisë ndërkombëtare.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër