Tiranë, 23 shtator, Zhurnal.mk – Bashkia e Shkodrës dhe Ministria e Arsimit kanë kryer një sërë ndërhyrjesh në infrastrukturën arsimore të qytetit, duke synuar përmirësimin e kushteve, që nga shkollat 9-vjeçare e deri te fakultetet.
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale disa foto nga shkollat në të cilat janë kryer ndërhyrje.
Shkolla 9-vjeçare “Ndre Mjeda”, gjimnazi “Kolë Idromeno”, shkolla 9-vjeçare “Martin Camaj”, Shkolla e Mesme e Bashkuar “At Gjon Karma” në Gur të Zi janë vetëm disa nga institucionet arsimore ku janë kryer këto investime.
Ndërhyrjet nuk janë kryer vetëm në aspektin estetik, por për të rritur funksionalitetin dhe për të krijuar një mjedis më dinjitoz për nxënësit dhe mësuesit.
Këtë vit shkollor kanë hapur dyert 53 shkolla të reja, ndërsa janë miratuar edhe 39 projekte të tjera për rikonstruksionin e një sërë institucionesh të reja arsimore në rang vendi.
