Partneriteti me SHBA-të në fushën e mbrojtjes, Maqedonci publikon pamje nga punëtoria M2M

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 23 shtator, Zhurnal.mk – Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë sot se punëtoria Vjetore M2M në Kosovë rikonfirmoi fuqinë e partneritetit tonë në fushën e mbrojtjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe rolin e rëndësishëm të Gardës Kombëtare të Iowa-s.

Maqedonci në një postim në Facebook ka publikuar pamje nga kjo punëtori.

“Punëtoria Vjetore M2M në Kosovë rikonfirmoi fuqinë e partneritetit tonë në fushën e mbrojtjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe rolin e rëndësishëm të Gardës Kombëtare të Iowa-s.

Së bashku, po ndërtojmë një Forcë më të aftë, profesionale, moderne dhe të ndërveprueshme me partnerët tanë. Fokusi ynë mbetet i qartë: t’i shndërrojmë planet e përbashkëta në veprime konkrete dhe ta avancojmë partneritetin tonë në një nivel të ri”, shkruan Maqedonci.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër