Toshkovski bëri thirrje për rezultate konkrete në rrugën evropiane: “T’i përveshim mëngët”

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 23 shtator, Zhurnal.mk – Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, porositi se vlerat evropiane nuk duhet të mbeten vetëm në nivel deklarativ, por të vërtetohen përmes rezultateve konkrete dhe punës së institucioneve.

Në sesionin e 75‑të të dialogut të Konventës Kombëtare për Bashkimin Evropian, të dedikuar procesit integrues evropian, Toshkovski theksoi se të gjitha institucionet, organizatat dhe individët duhet të japin kontribut personal në reforma.

Ai nënvizoi se përparimi duhet të matet përmes projekteve konkrete dhe përmirësimeve që do t’u sjellin dobi qytetarëve.

Toshkovski u ndal edhe te procesi i deritanishëm i integrimit evropian, duke theksuar se vendi gjatë viteve të kaluara është përballur me shumë sfida dhe pritshmëri të paplotësuara. Sipas tij, nevojiten respekt i ndërsjellë dhe qasje e drejtë në proces.

Ministri porositi se mbështetja nga partnerët evropianë është e rëndësishme, por pjesa më e madhe e punës për reformat duhet të kryhet nga institucionet vendore.

“Duhet t’i përveshim mëngët dhe ta kryejmë punën tonë. Duhet të shohim rezultate dhe të lëmë një Maqedoni më të mirë për gjeneratat e ardhshme”, porositi Toshkovski.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër