Zjarri në Gjirin e Lalzit – nis ndërhyrja nga ajri, dhjetëra zjarrfikës në terren

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 23 shtator, Zhurnal.mk – Ka nisur edhe ndërhyrja nga ajri në zonën e përfshirë nga flakët të martën. 95 forca të armatosura, dhjetëra zjarrfikës dhe 11 mjete kanë punuar gjatë gjithë natës për izolimin e vatrave të zjarrit në zonën e Shën Pjetrit, në Gjirin e Lalzit.

Ndërhyrja në terren ka bërë të mundur parandalimin e përhapjes së flakëve drejt hoteleve, resorteve dhe banesave, të cilat nuk kanë pësuar dëmtime.

Aktualisht, zjarri vijon në zonën pyjore kodrinore, ku terreni i vështirë ka vështirësuar operacionin. Për shuarjen e flakëve është angazhuar edhe një helikopter, i cili po ndërhyn nga ajri.

Forcat zjarrfikëse, efektivët e këmbësorisë dhe ekipet e emergjencave vijojnë punën në terren për shuarjen e zjarrit dhe mbrojtjen e banorëve dhe pronave. /Tch/

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër