Limani pret ambasadorin e Kosovës, Florian Qehaja: Thellim i bashkëpunimit ndërmjet Gostivarit dhe komunave të Kosovës

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 23 shtator, Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, sot mirëpriti në takim ambasadorin e Republikës së Kosovës, Shkëlqesinë e Tij, z. Florian Qehaja.

Në takim u diskutua për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet komunave të Gostivarit dhe Kosovës, veçanërisht përmes shkëmbimit ekonomik, kapitalit njerëzor dhe forcimit të lidhjeve institucionale.

Kryetari Limani theksoi se Komuna e Gostivarit ka bashkëpunim të vazhdueshëm me komunat e Kosovës, duke e cilësuar këtë bashkëpunim si një lidhje të natyrshme dhe të rëndësishme ndërmjet dy vendeve dhe komuniteteve.

Gjatë takimit u shkëmbyen mendime edhe për zhvillimet politike në rajon, rëndësinë e orientimit properëndimor dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë kontekst, u theksua se integrimi i Ballkanit në Bashkimin Evropian është një vlerë e rëndësishme për stabilitetin, zhvillimin dhe të ardhmen evropiane të rajonit.

Takimi u zhvillua në frymën e forcimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve lokale të Gostivarit dhe Kosovës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër