Shkup, 23 shtator, Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, sot zhvilloi brifingun e rregullt me gazetarët, ku prezantoi aktivitetet dhe projektet e komunës.
Gjatë takimit u ndanë informacione të rëndësishme për punën e institucionit, u dhanë përgjigje për pyetje me interes publik dhe u diskutua hapur për hapat e ardhshëm.
“Sot mbajta brifingun e rregullt me gazetarët për aktivitetet dhe projektet e Komunës. Ndamë informacione të rëndësishme, iu përgjigjëm pyetjeve me interes publik dhe biseduam hapur për hapat e ardhshëm. Vazhdojmë në mënyrë transparente dhe të përkushtuar, në interes të qytetarëve!”, ka shkruar Kasami.
